MENU
klinika

Epoka e re e Spanjës nis me fitore

Sonte Italia përballë modestëve të Maltës!

26.03.2023 - 15:31

Spanja e epokës së trajnerin de La Fuente e ka nisur me fitore aventurën në kualifikueset e Europianit, pasi ‘La Roha’ likuidoi lehtësisht 3-0 Norvegjinë. Në Malaga Dani Olmo zhbllokoi shifrat që në minutën e 13 para se Joselu në fund të realizonte dy herë për të siguruar tre pikët. Në këtë grup edhe Skocia mposhti Qipron me të njëjtin rezultat, 3-0.

Pozitivisht eliminatoret i ka nisur edhe Kosova pavarësisht se në transfertën e Izraelit doli me një pikë. ‘dardanët’ barazuan 1-1, por në minutën e 36 ishin ata që kaluan të parët në avantazh me një autogol. Gjithsesi në pjesën e dytë Peretz vulosi gjitçka. Kreun e grupit I e ka marrë Zvicra që shpartalloi 5-0 në transfertë Bjellorusinë. Nga minuta e parë luajti në këtë ndeshje kapiteni Granit Xhaka, i cili realizoi golin e katërt dhe asistoi në të pestin.

Sakaq në grupin D gjysmëfinalistët e Katar 2022, Kroacia, nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 kundër Uellsit. Goli i Kramaric nuk ishte i mjaftueshëm, pasi britanikët barazuan në minutat shtesë me Broadhead. Kryesimin e këtij grupi për momentin e ka marrë Turqia që mposhti në transfertë 1-2 Armeninë.

Sonte ndërkohë në fushë do të zbresë Italia pas disfatës me Anglinë. Kampionë të në fuqi të Europës në orën 20:45 do kërkojnë të rikuperojnë pikë ndaj Maltës pasi në të kundërt kualifikimi mund të vihen në rrezik.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin