MENU
klinika

"Kosova është zemra e Serbisë"

Studentët serbë sërish protestë kundër propozimit të BE-së

14.03.2023 - 21:51

Në Beograd është duke u zhvilluar protesta e radhës nga studentët kundër propozimit të BE-së, me emrin “Studentët për Kosovën”.

Protesta që ka nisur rreth orës 18:00 po marrin pjesë rreth 1000 persona dhe pritet që numri të rritet.

Bëhet e ditur se kjo protestë ishte e paralajmëruar më parë, prandaj studentët janë dukë lëvizur nën shoqërimin e policisë dhe qarkullimi është ndaluar.

Raportohet se studentët janë ndalur para ndërtesës së Kuvendit, ku u janë drejtuar deputetëve me mesazhin se, “Kosova është zemra e Serbisë”.

Në Serbi kërkohet referendum për Propozimin Evropian. Po ashtu në këtë protestë janë dëgjuar fishkëllima dhe mesazhe kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Kujtojmë se kërkesa e studentëve serbë është që të refuzohet publikisht propozimi i BE-së në takimin që do të mbahet në Ohër më 18 mars dhe kërkohet që pas takimit, qeveria serbe të marrë vendim për ndalimin e negociatave dhe përfundimin e vlefshmërisë së të gjitha marrëveshjeve të bëra deri më tani nga negociatat me Kosovën.

Sipas tyre, arsyeja është se “BE-ja nuk e plotëson kushtin elementar të paanshmërisë për të qenë ndërmjetës në negociata”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Normalizimi i marrëdhënieve, i rëndësishëm

Takimi i Ohrit/ Von der Leyen: Të kapet momenti