Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zbuluar sot detaje në lidhje me takimin e zhvilluar në Ohër të shtunën, mes tij, presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçic, shefit të BE për Politikën e Jashtme Josep Borrell dhe emisarit për dialogun Miroslav Lajçak.
Në një postim në Twitter, Kurti tha se Vuçiç e ka refuzuar ofertën e tij për “vetëmenaxhim” të serbëve të Kosovës pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel dhe para se të refuzojë Aneksin e propozuar në Ohër.
“Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri nënshkrimin e saj me Aneksin e 18 Marsit, presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time bujare të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës në një asociacion që unë do ta hartoja dhe propozoja. A është ai Dr. Jo apo z. Nyet? E dimë që ai nuk është mjek”, ka shkruar Kurti.