MENU
klinika

Rexha qëlloi tre herë me armë zjarri

Të ‘përgatitur’ në ballafaqim, si ndodhi sherri në Kavajë

30.03.2023 - 10:07

– Dy 43-vjeçarët që mbetën të vdekur një ditë më parë pas një sherri në Kavajë, ishin konfliktuar para tre ditësh. Përballja e një dite më parë ishte realizuar në kuadër të një takimi sqarues, por përfundoi me dy viktima. Edmond (Armand) Gosa dhe Altin (Sali) Rexha kishin shkuar ‘të përgatitur’ në takim, pasi i pari kishte marrë një thikë me vete, ndërsa tjetri një armë zjarri.

Ata u takuan në një lokal të qytetit ku fillimisht janë konfrontuar edhe fizikisht. Më pas, Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke qëlluar tre herë me armë zjarri. Ata u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ndërruan jetë. Gosa ishte një person me precedentë penalë pasi ka qenë i dënuar më parë për vrasje.