MENU
klinika

Ja çfarë dyshohet

Të shtëna me armë, policia zbardh ngjarjen në Shkodër

29.03.2023 - 10:17

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mbrëmë në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të bypass-it të këtij qyteti.

Burime nga policia bëjnë me dije se nuk raportohet për të plagosur.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.