30.03.2023 - 17:56
Ditën e sotme në fshatin Ballagat të Lushnjes një person është vrarë me armë zjarri ndërkohë që një tjetër ka mbetur e plagosur.
Burime bëjnë me dije për BW, një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të babë e bijë duke vrarë kryefamiljarin ndërkohë që vajza e tij ka mbetur e plagosur.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje.
Nuk dihet ende identiteti i autorit të ngjarjes. Policia po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.