MENU
klinika

Kompletohet java e 17-të

Teuta, Besëlidhja dhe Tirana sigurojnë fitoret e radhës

20.03.2023 - 15:09

Superliga e basketbol lit të meshkujve vijon me ndeshjet e sezonit të rregullt, teksa të shtunën është kompletuar edhe java e 17-të. Një javë që nuk dhuroi surpriza, ku kryesuesit e Teutës mundën në shtëpi Apoloninë, Besëlidhja kaloi lehtësisht Vllazninë, ndërsa paraqitjen më bindëse e regjistroi Tirana, e cila dominoi Kamzën në transfertë.

TEUTA-APOLONIA – Kampionët në fuqi duket se tashmë i kanë lënë plotësisht pas krahëve luhatjet në rezultate të disa javëve më parë. Bregdetarët e Melzin Lazimit shënuan një tjetër fitore, teksa mundën Apoloninë me rezultatin 80-69 (23-17, 22-21, 21- 14, 14-17).

Sfida e zhvilluar në “Ramazan Njala” ishte interesante, ndërsa miqtë nga Fieri i nisën mirë duke kryesuar për një pjesë të mirë kohe gjatë periodës së parë. Më tej Teuta reagoi, për ta marrë lojën në kontroll, duke siguruar kështu suksesin e 13-të sezonal.

Me 18 pikë, 10 ribaunde dhe 2 asiste, Sullivan bëri diferencën për Teutën. Ndërsa Whitfield me 20 pikë ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes, por pikët e amerikanit nuk u shërbyen miqve për ta shmangur humbjen.

VLLAZNIA-BESËLIDHJA – Gjithçka e thjeshtë për lezhjanët në derbin e veriut. Besëlidhja dominoi ndaj Vllaznisë, tashmë të rënë edhe matematikisht nga Superliga, për të triumfuar në shifrat 62- 85 (18-23, 18-24, 17-20, 9-18).

Skuadra e Afrim Bilalit e udhëhoqi ndeshjen nga fillimi e deri në fund, ndërsa shkodranët me gjithë dëshirën e madhe e kishin të pamundur që t’i përgjigjeshin ritmit të kundërshtarit.

Kjo ishte fitorja e 13-të në kampionat Besëlidhjen, me lezhjanët që mbeten të dytët për shkak të bilancit negativ në ndeshjet direkte kundër Teutës. Morris me 25 pikë, Robinson me 20 dhe Rhine me 14 pikë e 10 ribaunde ishin më të mirët në suksesin e Besëlidhjes në Shkodër.

Për Vllazninë nuk mjaftoi dopieta dyshifrore e Smith, autor i 19 pikëve dhe 11 asisteve.

KAMZA-TIRANA – Bardheblutë vazhdon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, duke treguar gjithashtu ngritje në lojë nga ndeshja në ndeshje.

Triumfi më i fundit i skuadrës që drejtohet nga Erkand Karaj erdhi përballë Kamzës në transfertë në shifra 69-92 (10-24, 24-19, 17- 30, 18-19).

Një fitore e thellë e Tiranës në një fushë aspak të lehtë, teksa bardheblutë e bënë diferencën kryesisht në periodën e parë dhe të tretë. Hysenagolli me 21 pikë e 11 ribaunde, Hamati me 18 pikë, 7 ribaunde dhe 6 asiste dhe Davis me 21 pikë, 9 ribaunde e 5 asiste ishin lojtarët me rendimentin më të lartë për 20 herë kampionët e Shqipërisë.

Për Kamzën nuk mjaftoi paraqitja e shkëlqyer e dyshes amerikane Bowers-Thomas, me të parin që regjistroi 29 pikë e 16 ribaunde, ndërsa i dyti tripletë dyshifrore me 17 pikë, 12 ribaunde dhe 10 asiste.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin