Është një serial i vlerësuar me çmime, por që ka shkaktuar polemika të panumërta, pasi ndjek fatet e familjes mbretërore që nga vitet 1940.
Tani The Crown rrezikon një sulm të ri pasi u shfaqën fotot që tregonin një kopje të Mercedesit të prishur që mbante Princeshën Diana – në xhirimet në Elstree Studios.
Diana dhe Dodi Fayed vdiqën në orët e para të 31 gushtit 1997, pasi S-Class me të cilin po udhëtonin u aksidentua në tunelin Pont de l’Alma në Paris.
Imazhet e marra nga Daily Mail tregojnë një rikrijim të rrënojave me rrotën e përparme të një Mercedesi të zi, parakolpin e shtypur.
Në tetor, ekipet e Netflix në kryeqytetin francez u panë duke rindërtuar udhëtimin e fundit të Dianës. Skena të tjera të xhiruara në dhjetor japin hetuesit duke ekzaminuar rrënojat.
Ndërsa Netflix këmbënguli në atë kohë: ‘Momenti i përplasjes nuk do të tregohet’, një burim i ka thënë Mail: ‘Mendoj se shumë njerëzve do t’u vijë keq që ata hynë në detaje të tilla për të rikrijuar se si makina u shkatërrua. Unë mendoj se do të shkaktojë shumë zemërim me familjen mbretërore. Nëse do të ishte ndonjë familje tjetër, nuk jam i sigurt se do ta bënin.’
Fayed dhe shoferi, Henri Paul, 41 vjeç, vdiqën menjëherë, ndërsa Diana, e luajtur nga Elizabeth Debicki, dërgohet në spital dhe më vonë vdes nga plagët e marra.
Truproja britanik Trevor Rees-Jones ishte i vetmi i mbijetuar.
Sezoni i gjashtë do të ndjekë familjen mbretërore nga fundi i viteve 1990 deri në fillim të viteve 2000. Netflix ka refuzuar të komentojë.