MENU
klinika

Afati i fundit për aplikim

Thirrja për vitin e dytë të Bonusit të Rijetësimit

09.03.2023 - 17:57

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti bëri të ditur sot se, për shkak të kërkesave të shumta dhe kohëzgjatjes së plotësimit të dokumentacionit të kërkuar, është shtyrë afati i dorëzimit të dosjeve aplikuese për të përfituar nga Bonusi i Rijetësimit.

Sipas Margaritit, afati i fundit është data 17 mars 2023.

Ministrja informoi se, aplikimi do të vijojë të kryhet përmes portalit e-Albania.al.

“Bonusi i Rijetësimit është një mundësi që nuk duhet humbur për të mirëmbajtur dhe rijetësuar objektet-monument kulture apo që gjenden në lagja-kala, në qendra historike etj”, u shpreh ajo.

Ministria e Kulturës ka hapur thirrjen për vitin e dytë të Bonusit të Rijetësimit.

Skema mbështetëse është për këdo që do të restaurojë dhe rijetësojë një objekt-monument kulture apo që ndodhet në qendra historike.

Këtë vit, buxheti për Bonusin e Rijetësimit është 50% më i madh se një vit më parë. Për mirëmbajtje dhe konservim mbështetja do të jetë deri në 1 milion lekë, ndërsa për restaurim dhe rijetësim deri në 6 milionë lekë.

Përpos ruajtjes dhe evidentimit të vlerave të trashëgimisë kulturore të objektit apo kompleksit ku ai bën pjesë, edhe këtë vit do të përkrahen ato projekte me ndikim në zhvillimin ekonomiko-social të komunitetit të zonës; do të përkrahen të rinjtë, gratë e vajzat, individët me aftësi ndryshe dhe emigrantët që zgjedhin të investojnë në vendin e tyre.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe