MENU
klinika

Kupa e Shqipërisë

Tirana gjysmëfinaliste me një barazim!

14.03.2023 - 18:02

Tirana dhe Teuta janë dy ekipet e para gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Në stadiumin Selman Stërmasi Tirana barazoi 2-2 me Kastriotin në çerekfinalen e kthimit edhe pse në një moment udhëhiqte 2-0. Megjithatë bardheblutë kaluan tek katër më të mirët me rezultatin e përgjithshëm 6-3.

Sa i takon Teutës kaloi më tej edhe pse u mposht 2-1 nga Kukësi. Në qytetin verilindor durrsakët kaluan të parët në avantazh, por Kukësi përmbysi me Rashitin dhe Taipin. Gjithsesi ekipit të drejtuar nga Rrahmani i mungoi një gol për ta dërguar takimin në shtesë, pasi ndeshja e parë në Niko Dovana përfundoi 2-0 në favor të durrsakëve.

Ndërkohë të mërkurën në orën 17:00 Partizani do tentojë të përmbysë humbjen 3-1 të pësuar në çerekfinalen e parë kundër Vllaznisë në Shkodër.

“E dimë që kemi një ndeshje të vështirë. Kemi fituar 3-1 në ndeshjen e parë dhe kemi bërë një hap të parë, por na duhet edhe një hap tjetër për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Futbollistët janë të mobilizuar sepse e dinë që kemi një kundërshtar të fortë,”-u shpreh Viorensin Sinani, zv/trajner i Vllaznisë.

“Kemi një ndeshje shumë të vështirë me Partizanin. Rezultati i ndeshjes së parë na favorizon ne, por kjo s’do të thotë se ka mbaruar sepse janë edhe 90 minuta. Ne duhet të jemi vigjilent dhe sa më të përqendruar,”-tha Kristi Qarri, futbollist i Vllaznisë.

Në sfidën tjetër çerekfinale Laçi-Egnatia, që luhet po të mërkurën, do të nisë gjithçka nga fillimi, pasi ndeshja e parë në Rrogozhinë u mbyll pa gola.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin