MENU
klinika

Festival golash' në Premier League

Tottenham ngec në transfertë!

18.03.2023 - 19:54

Premier League e futbollit në Angli është në javën e 28-të. Këtë të shtunë me fillim nga 16:00 u zhvilluan katër duele. Në Birmingham, Aston Villa fitoi 3-0 me Bournemouth, teksa Brentford dhe Leicester barazuan 1-1. Wolves humbi 2-4 në shtëpi me Leeds. Në stadiumin “Shën Maria”, Southampton barazoi 3-3 me Tottenhamin. Spurs humbën Richarlison, me sulmuesin që doli nga fusha në minutën e 5-të për shkak të një dëmtimi. Në 18:30 luhet Chelsea – Everton.

Në “St. Mary Stadium”, Southampton barazoi 3-3 me Tottenhamin për javën e 28-të të Premier Leagues. Miqtë e Contes kaluan të parët në avantazh në minutën e 45+1 të ndeshjes me Porro, pas asistit të Son. Adams në të 46 minutë barazoi për 1-1, teksa Kane në minutën e 65 kaloi sërish Spurs në avantazh. Perisic në minutën e 74 shënoi për 1-3, ndërsa Walcott në të 77 shkurtoi për 2-3. Kur pritej fërshëllima e fundit e arbitrit, Ward-Prowse në të 90+3 dërgoi shifrat në 3-3, me skuadrat që ndajnë nga një pikë. Tottenham në këtë duel humbi sulmuesin Richarlison, me brazilianin që u dëmtua në minutën e pestë. Spurs me 49 pikë mbajnë vendin e katërt, teksa Southampton vijon që me 23 pikë të jetë në vendin e fundit të Premier League.

Premier League – java 28-të:

16:00

Aston Villa 3-0 Bournemouth

Brentford 1-1 Leicester

Southampton 3-3 Tottenham

Wolves 2-4 Leeds

18:30 Chelsea – Everton

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin