Një inspektor hekurudhor grek është hetuar dhe arrestuar përkohësisht në lidhje me aksidentin e trenit të ndodhur një muaj më parë dhe që shkaktoi 57 viktima.
Punonjësi i cili ka qenë në detyrë në momentin e përplasjes akuzohet për “prishje të sigurisë në qarkullim”. Ky është punonjësi i dytë i hekurudhave që arrestohet, pasi menaxheri i stacionit u hetua një javë pas aksidentit që tronditi vendin.
Tragjedia e 28 shkurtit nxori në pah dështimet e sigurisë në hekurudhat greke dhe ka ushtruar presion të madh mbi qeverinë përpara zgjedhjeve kombëtare.
Fatkeqësia hekurudhore ndodhi pak para mesnatës kur një tren pasagjerësh u përplas kokë më kokë në një tren mallrash në Greqinë qendrore pasi të dy u lanë gabimisht në të njëjtën binar.
Një drejtues stacioni dhe tre zyrtarë të tjerë hekurudhorë janë akuzuar, por zemërimi i publikut është fokusuar në keqmenaxhimin e gjatë të rrjetit dhe vendi është tronditur nga një seri protestash masive ndonjëherë të dhunshme.