MENU
klinika

"Përjetova ferrin e Dantes!"

Tragjedia në Greqi/ Një prej të mbijetuarve rrëfen tmerrin

07.03.2023 - 10:41

Pasagjerët që i mbijetuan përplasjes së dy trenave në Greqi, e ndodhur disa ditë më parë kanë treguar tmerrin që kanë përjetuar në ato momente.

Në një intervistë për mediat greke, një nga pasagjerët ka thënë se ishte një moment i frikshëm duke treguar se nga përplasja u thyen të gjitha xhamat dhe copat e tyre u kanë rënë  në kokë.

“Kur mbërritëm në Tempes kishte disa që po flinin, disa lexonin, ndërsa unë kisha laptopin. Dëgjojmë një zhurmë shurdhuese dhe vagoni 5 po dridhej dhe ngrihej në ajër. Xhamat u thyen dhe na ranë në kokë. Të gjithë në një moment thamë,-“O Zot ne do të vdesim”, kishte fëmijë që qanin , të gjithë ishim në panik. Ka jetuar në ferrin e Dantes”, ka treguar një prej pasagjerëve.

Aksidenti tragjik në Greqi shkaktoi të paktën 57 viktima dhe dhjetëra të tjerë të plagosur. Ndërkohë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, është zotuar se do të zbardhet e vërteta e plotë e shkakut të kësaj tragjedie dhe se përgjegjësit do të përballen me drejtësinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministria e Jashtme: Nuk ka informacion...

Tragjedia në Greqi/ A ka shqiptarë mes viktimave?

Përplasja e dy trenave në Greqi

Mitsotakis shpall tre ditë zie kombëtare

"Greqia ka sistemin më vdekjeprurës në Europë!"

NYT shkruan për tragjedinë me trenat: Vonesa të pajustifikuara!


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi