MENU
klinika

Pjesa më e madhe janë të moshës 20-30 vjeç

Tragjedia në Greqi/ Shkon në 44 numri të viktimave

01.03.2023 - 23:29

Ka shkuar në 44 numri i të vdekurve nga aksidenti i trenit në Tempi, sipas Ministrisë së Mbrojtjes. Siç theksoi ai, ekspertiza mjeko-ligjore ka përfunduar në 44 trupa, të cilët janë në gjendje shumë të keqe dhe pjesa më e madhe e tyre kanë të bëjnë me fëmijë të vegjël me moshë të llogaritur 20-30 vjeç.

Një proces shumë i vështirë dhe i dhimbshëm, mjaft i gjatë pasi do të duhen disa ditë për identifikimin e plotë të viktimave. Disa nga viktimat janë të copëtuara, ndaj është shumë e vështirë edhe t’i identifikosh.

Në spital ndodhen 4 mjekë, ndërsa sipas informacioneve i pranishëm është edhe Shefi i Shërbimit Mjekësor Ligjor të Athinës.

Në të njëjtën kohë, gjashtë të rinj të moshës 20-25 vjeç po bëjnë betejën e tyre për të qëndruar gjallë në repartet e terapisë intensive në Spitalet e Larisës, ndërsa ka edhe mbi 50 të lënduar, të cilët janë shtruar në spital dhe marrin kujdes dhe duket se po bëjnë. mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përplasja e dy trenave në Greqi

Mitsotakis shpall tre ditë zie kombëtare

"Garantoj se do zbulojmë shkaqet e tragjedisë"

Mitsotakis mbërrin në Larisa ku ndodhi përplasja e 2 trenave


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi