Një sasi lënde plasëse është vendosur rreth orës 01:40 të së dielës në ambientet e jashtme të zyrave të OSHEE në Bushat të Shkodrës.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy automjete që kanë qenë të parkuara në oborr.
Sakaq, grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Informacion paraprak
Rreth orës 01:40, në fshatin Bushat, Vau i Dejës, në oborrin e zyrave të OSH EE-së, është hedhur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjete të OSHEE, të parkuara në oborr.
Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.