MENU
klinika

Kosova në Hagë

Vazhdon gjykimi në Speciale ndaj Pjetër Shalës

29.03.2023 - 13:18

Në Gjykatën Speciale është duke vazhduar gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala.

Në dy seancat e mëparshme, dëshmitarët e akuzuan Shalën për keqtrajtim të familjarëve të tyre në një fabrike të hekurit në Kukës të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së njërit nga dëshmitarët, Shala kërkoi që të largohet nga seanca për shkak të problemeve shëndetësore. Më 19 prill 2021, Shala pati paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake dhe u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021.