MENU
klinika

"Ishte i punësuar me kontratë të rregullt nga..."

Vdekja e 47-vjeçarit spanjoll, kryeplaku i fshatit zbardh detaje

22.03.2023 - 21:34

Mbrëmjen e djeshme në Karavasta të Divjakës, një 47-vjeçar spanjoll u gjet pa shenja jete në hotel, ndërsa dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Lidhur me ngjarjen ka folur për mediat kryeplaku i fshatit Karavasta, Aristir Prifti. Ky i fundit është shprehur se spanjolli ishte i punësuar me kontratë të rregullt nga një firmë spanjolle e cila ka marrë me qira një sipërfaqe prej 40 ha në zonën e Karavastasë, ku po ndërtohen sera moderne për prodhimin e luleshtrydheve, specave dhe domateve.

“Aty janë ngritur sera moderne për prodhimin e luleshtrydheve, specave, domateve. Ka qenë një grup i mirë me spanjollë, të cilët kanë pasur edhe punëtorë rumunë, por u larguan. Ndërtimi i serave vazhdon, këta dy ishin të punësuar të dy nga firma spanjolle.

Nuk i kemi parë në fshat. Ata tani plotësojnë vitin që kanë filluar punë. Janë ngritur rreth 40 hektarë sera, kanë punuar në mënyrë të shkëlqyer. Asnjë nuk e dëshiron një ngjarje të tillë,” u shpreh kryeplaku i fshatit Karavasta, Aristir Prifti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Erdhi të ndërtojë 40 hektarë me sera në zonën e Karavastasë

Spanjolli vret veten në hotel


Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier