MENU
klinika

E rëndë në Kosovë!

Vdes foshnja në Spitalin e Pejës, babai akuzon mjekët

09.03.2023 - 11:02

Një ngjarje e rëndë ndodhi një ditë më parë në Pejë. Dje, vdiq një foshnjë gjatë lindjes në Spitalin e Pejës. Ishte babai i foshnjës, i cili ka kallëzuar ngjarjen në Polici, ndërsa ka akuzuar bluzat e bardha për neglizhencë.

“Rr. Nënë Tereza, Pejë 08.03.2023 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në Spitalin e Pejës gjatë lindjes, foshnja ka vdekur dhe sipas ankuesit (babai) dyshon që ka qenë neglizhencë e stafit mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë.

Në spitalin e Pejës ka ndodhur një rast tjetër tragjik në dhjetor të vitit të kaluar. Stafi mjekësor kishte futur në lavatriçe një foshnje së bashku me çarçafët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN