02.03.2023 - 16:30
Është vendosur përfundimisht se ku do të luhet derbi i kryeqytetit.
Partizani-Tirana do të luhet të hënën e 6 marsit, në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, me lajmin që konfirmohet për “Panorama Sport” nga burime zyrtare në FSHF-së.
Partizani kërkonte ta luante në stadiumin e tij derbin, por mesa duket palët kanë gjetur një rrugë të mesme për të plotësuar pritshmëritë e një ndeshjeje kaq të rëndësishme, ku interesimi është shumë i madh se 4 mijë tifozë qe është kapaciteti i impiantit të kuq.