MENU
klinika

Thirrja e nënës: Ku është vajza ime?

VIDEO/ Tragjedia e trenave në Greqi, pamje rrëqethëse nga spitali i Larisës

01.03.2023 - 21:45

Pamje rrëqethëse janë shkrepur jashtë spitalit të Përgjithshëm të Larisës, ku mbërrijnë familjarët e pasagjerëve të trenit për t’u informuar për fatin e njerëzve të tyre. Sipas mediave greke, një nënë që u thirr për të identifikuar vajzën e saj përmes një testi të ADN-së, e jashtë spitalit bërtiti: Ku është vajza ime?

Ndërkohë vinçat tentojnë të ngrenë pjesët e trenit, të gjithë shpresojnë se numri i të vdekurve nuk do shtohet e se nuk do të gjenden më trupa. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi.

Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 36 personave.

Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kabëlli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi