MENU
klinika

Fokusi tek emigrantët shqiptarë

Vizita zyrtare në Britani, Rama takohet për herë të parë me Sunak në “Downing Street 10”

23.03.2023 - 11:08

Kryeministri Rama ndodhet në Londër, ku do të pritet për herë të parë në një takim nga Kryeministri britanik Rishi Sunak në zyrën e tij në Downing Street 10, ku do të diskutojnë mbi çështje aktuale të politikës ndërkombëtare, si dhe forcimin e bashkëpunimit, përmes marrëveshjeve ndërqeveritare, në fusha me interes të ndërsjelltë.

Takimi mes tyre vjen pas disa polemikave mes Tiranës dhe Londrës në lidhje me deklaratat e Sekretares së Brendshme, Suella Braverman për emigrantët shqiptarë, të konsideruar si diskriminuese nga kreu i qeverisë shqiptare dhe komuniteti shqiptar në Angli dhe pas miratimit të ligjit kundër emigrantëve që ka shkaktuar polemika në Britaninë e Madhe.

Rama dhe Sunak do të takohen në orën 16:00 dhe do të kenë një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Pjesë e diskutimeve do jetë edhe bashkëpunimi dypalësh kryesisht me karakter ekonomik dhe çështjet e sigurisë e luftës ndaj krimit të organizuar. Për këtë arsye, pjesë e delegacionit do të jetë dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Gjatë vizitës 3 ditore, Rama do të pritet dhe nga kryetari parlamentit britanik, Lindsay Hoyle.