Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka bërë të ditur se nga nesër do të nisë një turne në Serbi. Vuçiç ka thënë se do të mundohet që të vizitojë 25 rajonet deri në fund të vitit. Ai ka paralajmëruar vizitë edhe në Kosovë, shkruan Tanjug.
“Kësaj radhe do të mundohem t’i vizitoj të gjitha 25 rajonet deri në fund të vitit. Shpresoj se do të mund të shkoj edhe në Kosovë. Do të flasim me njerëz në disa vende, jam veçanërisht i lumtur që do të shkoj në Bosilegrad si president i Serbisë”, tha Vuçiç në mbledhjen e Bordit Kryesor të Partisë Përparimtare Serbe.
Mediat në Serbi janë duke raportuar se presidenti ka nisur krijimin e Lëvizjes Popullore Shtetërore. Vuçiç pritet që të nisë vizita mbarë vendit në ditët në vijim në mënyrë që ta shpalosë platformën e re politike.
Sipas raportimeve ai do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve për “mbrojtjen e Serbisë”, ndërsa takimet e para do t’i fillojë nga Vranja. Vuçiç është kryetar i Partisë Progresive Serbe, ndërsa në janarin e këtij viti ka pasur paralajmërime se do të japë dorëheqje që aty