MENU
klinika

Çështja kthehet në shkallë të parë

Vula e PD, Oerd Bylykbashi: Sot u vra pluralizimi

03.03.2023 - 20:19

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i Rithemelimit, pas dhënies së vendimit të Gjykatës së Apelit për vulën e PD, tha se kjo ishte një ditë e zezë për drejtësinë dhe se gjykatat janë nën thundrën e kryeministrit Rama.

“Vendim që haptazi ka thyer çdo rregull që deri sot ka vendosur legjislatori e jurisprunca duke pranuar ankimin e një palë që nuk është as minorancë në PD por i ka shërbyer përpjekjeve të Ramës për të mos patur një opozitë të vërtetë.

PD ka ngritur një proces që më shumë se një vit ka treguar vullnetin e opozitës për të mos qenë palë me Ramën. Gjykata zhbëri nën presion Kuvendin e 11 dhjetorit. Vendim që shënon ditë të zezë për drejtësinë. U vra pluralizmi me vendim gjykate”, tha ai.