MENU
klinika

"Kujdesuni për Shqipërinë"

Yuri Kim në Roskovec, pensionisti i lë një porosi

30.03.2023 - 12:38

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka vizituar Roskovecin për të parë ndikimin pozitiv që po bën projekti “STAR3” për të forcuar qeverisjen vendore dhe angazhimin qytetar.

Gjatë vizitës ajo është takuar dhe me banorët e Roskovecit të cilët i kanë lënë dhe një “porosi” ambasadores.

Njëri prej pensionistëve i shprehu asaj vlerësimet për punën që ka bërë, gjithashtu i kërkoi që të kujdeset për Shqpërinë pasi është vendi më i mirë.

“Faleminderit për ndihmat që i jep Shqipërisë. Për Shqipërinë kujdesuni sepse Shqipëria është vendi më i bukur, më i mirë”, i tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN