18.03.2023 - 14:29
Një grua nga Babunja e Lushnjës është larguar nga banesa së bashku me vajzën e saj 17 vjeçe. Ka qenë bashkëshorti i 43 vjeçares i cili ka bërë denoncim në Polici, ndërsa Policia po punon për gjetjen e tyre.
“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. S., 43 vjeçe, banuese në Babunjë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj se kjo shtetase, në mënyrë të kundërligjshme, është larguar nga banesa, së bashku me vajzën e tyre 17 vjeçe.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.