Zlatan Ibrahimovic duket se e ka të lidhur pazgjidhshmërisht emrin me Milanin. Sulmuesi 41-vjeçar nuk njeh plakje dhe paçka dëmtimit dhe tre operacioneve në gjashtë muajt e fundit, është gati për të vijuar të kontribuojë në fushë.
Në Itali, ‘Tuttomercato’ bën me dije se kuqezinjtë i kanë ofruar kontratë të re suedezit, kjo me kohëzgjatje një vjeçare. Pritet që njësoj si kontrata e fundit e firmosur mes palëve, Ibra të përfitojë 1.5 milionë euro neto në sezon.
Suedezi është rikthyer në aksion dhe ka marrë disa minuta me kuqezinjtë, teksa u grumbullua edhe nga kombëtarja nordike për ndeshjet e fundit kualifikuese të Euro 2024.
Në karrierën e tij, Ibra ka luajtur me klube si Malmo, Ajax, Juventus, Inter, Milan, Barcelona, PSG, Manchester United apo edhe Los Angelos. Dy tituj të Serie A ka fituar suedezi me Milanin.