MENU
klinika

Manifestimi qendror në Prishtinë

​Besimtarët myslimanë të Kosovës kremtojnë Fitër Bajramin

21.04.2023 - 11:44

Pas muajit të rëndësishëm të Ramazanit, që përfundoi ditën e enjte, sot të gjithë botën kremtohet festa e Bajramit të Madh.

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit në Kosovë u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi filloi në orën 5.05, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit u mbajt ligjërata kushtuar kësaj feste nga teologu, Muhamed ef. Stublla.

Namazi i Fitër Bajramit u fal në orën 06:23, i drejtuar nga kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili iu drejtua opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Kryesia e BIK-ut organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës u uroi festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, “duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN