MENU
klinika

"Hymë në kurthin e Berishës..."

“14 maji”/ Açka: PD s’duhet t’ja lejonte vetes të dilte pa kandidatë!

12.04.2023 - 15:56

Deputetja e Partisë Demokratike, Fultura Açka shprehet se PD bëri gabim shumë të madh që nuk doli me 61 kandidatë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj.

E ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Açka tha se ato hynë në kurthin e Berishës duke i treguar dobësinë si grup parlamentar dhe pranuan kandidatët e Primareve.

‘Ne duhet të kshim dalë në shtator. PD nuk duhet t’ja lenonte vetes të ishte pa kandidatë. Kjo do të na kushtojë. Unë prandaj kam drojë. Kam përshtypjen se ne hymë në kurthin e Berishës. Jemi të afektuar ne jemi një parti pavarësisht se të ndarë. Një pjesë e jona menduan se do të përulej dhe të bashkëpunonte.

Berisha bashkëpunon vetëm kur je i fortë dhe ne i treguam atij dobësinë tonë. Ne i dhamë atij armët tona kjo është një gjë që unë nuk ja pranoj grupit tim parlamentar. Unë kam kërkuar që të vendosim 61 kandidatë. Por ne nuk e bëmë këtë gjë dhe shqiptarët kanë të drejtë të na quajnë frikamanë.

Ne e bëmë këtë për Sali Berishën. Na kanë fyer në mënyrë sistematike, dhe e përdorën si armë kundër nesh. Ne tentuam ti bëjmë demokratët në bazë bashkë që të merrnin bashkitë si të mundeshin.’- tha Açka.

Deputetja demokrate kritikoi ndërkohë edhe hapjen e fushatës së PS-së një ditë më parë, ku tha se socialistët kishin zgjedhur një mënyrë shumë vulgare.

‘Dje e hapi fushatën në mënyrën më vulgare të mundshme. Ishte një shenjë dëshpërimi i thellë. Duke sikur e ka marrë 14 majin pasi e ka alibinë aty. Këtë javë do të filloi ja ku është Saliu që ka përdorur për 20 vite.

Ai është në anën tjetër të bregut, pro nuk është terren solid po moçal. Për mua ishte në një shkallë dëshpërimi të thellë në atë tallava vulgare. Është dëshpërim për atë që ai ka në perspektivë!’- tha Açka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Robert Berisha uron të bijën për ditëlindje

“Ti je dashuria e mamit dhe babit”