MENU
klinika

Shpërthen bombola e gazit në Tiranë dhe Pogradec, tërmet në Elbasan

6 arsye pse nevojitet Sigurimi i Pronës

13.04.2023 - 11:45

Shpërthen bombola e gazit në katin e nëntë të një pallati në zonën e Selitës në Tiranë.

Sipas policisë, nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm një bombol gazi ka rrjedhur dhe më pas ka shpërthyer në edhe në katin e 5 të një pallati në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Reshit Çollaku” dhe në momentin e shpërthimit në banesë ishin 2 të moshuar,  të cilët fatmirësisht nuk kanë marrë dëmtime.

Nga shpërthimi i fuqishëm ka patur dëme materiale duke rrezikuar jetë njerëzish.

Por po mbrëmjen e djeshme, një tërmet me magnitudë 3.7 ballë u ndje në rajonin e Elbasanit.

Këto nuk janë ngjarje të veçuara pasi vazhdimisht dëgjojmë lajme të tilla, që fatkeqësisht shpeshherë pasohen edhe me dëme në njerëz.

Për këtë arsye kemi apeluar vazhdimisht që çdokush të jetë i siguruar në mënyrë që të shmangë të paktën kostot financiare që pasojnë këto ngjarje.

Nëse ju nuk keni para të lëna mënjanë për rindërtimin e pronës së suaj, riblerjen e sendeve personale sigurisht që ju duhet Sigurimi i Shtëpisë.

6 arsye pse është i domosdoshëm Sigurimi i Shtëpisë?

Mbrojtja nuk është vetëm për shtëpinë tuaj

Një policë Sigurimi shtëpie nuk mbron vetëm banesën tuaj. Ajo mbulon gjithashtu edhe pajisjet, mobiljet, elementet elektronike dhe mund të zgjidhni mbulime shtesë në policën tuaj.

Zëvendëson humbjet tuaja

Sigurimi I Shtëpisë ju jep siguri financiare me përfitimin e shtuar për të zëvendësuar gjërat tuaja të siguruara.

Ju mbron nga fatkeqësitë natyrore

Fatkeqësitë natyrore janë makthi i çdokujt. Marrja përsipër e shpenzimeve për riparimin e pjesëve të dëmtuar nuk është lloji i barrës që ju dëshironi të vendosni vetë dhe familjen tuaj, veçanërisht kur ata janë në mes të një stresi emocional. Një plan i detajuar i sigurimit të banesës ju mbulon gjatë fatkeqësive natyrore si përmbytjet, rrëshqitjet e tokës dhe tërmetet.

Nuk kushton shumë

Sigurimi i Pronës nis nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

Siguron qetësi mendore

Sigurimi i pronës suaj siguron qetësi. Pasi të keni zgjedhur policën tuaj dhe të keni paguar primin, mbrojtja e saj nuk është më përgjegjësia juaj.

Blerja e policës së sigurimit, proces shumë i thjeshtë.

Pra, duke klikuar në www.sigal.com.al  dhe duke ndjekur disa hapa të thjeshtë, në pak minuta polica vjen në e-mailin tuaj.

https://www.youtube.com/watch?v=4BnsbNmQe90

Çfarë mbulon Sigurimi i Shtëpisë:

Zjarri (rrufeja, eksplozioni, rënia e mjeteve fluturuese apo ngarkesës së tij, perpjekjen për shuarjen e zjarrit)

Tërmeti

Përmbytja

Stuhitë

Rrëshqitjet e tokës

Breshëri etj

Asnjë nga ne nuk mund të parashikojë fatkeqësitë me të cilat mund të përballemi por një gjë e kemi në dorë: të sigurojmë veten, shtëpinë, biznesin dhe gjithcka me vlerë.

Për çdo pyetje vizitoni www.sigal.com.al

Ose shkruani në:

e-mail: [email protected]

WhatsApp: 068 606 2829