16.04.2023 - 15:17
3 sfidat e fundit do të mbyllin javën e 29-të të Kategorisë Superiore.
Dy duelet e para për ditën e sotme janë ato mes Kukësit-Vllaznisë dhe Laçit-Partizanit në orën 15:00.
Verilindorët do të presin kuqeblutë pas humbjes me Tiranën, ndërsa ekipi i Sedloskit vjen me moralin lart pas fitores me Erzenin.
Nga ana tjetër kurbinasit do të kërkojnë fitoren e dytë radhazi pas asaj me Teutën. “Demat” duan 3 pikët pas barazimit me Egnatian në javën e 28-të.
Sfida e fundit do të startojë në orën 18:00 ku Tirana do të presë Egnatian. Të dyja ekipet vijnë në këtë ndeshje me një super formë.