MENU
klinika

Pas akuzave të ish-partnerit

A e ndalon vajzën të takojë babain? Përgjigjet Rudina

29.04.2023 - 09:35

Jo vetëm një herë! Kanë qenë të shumta në fakt herët që Aleksandër Varfaj, ish- partneri i Rudina Dembacajt, e akuzon këtë të fundit se e ka ndarë nga vajza e tyre.

Sipas disa statuseve të fundit të Aleksit, ai ka afro një vit që nuk e ka parë Viktorian dhe përgjegjëse për këtë është aktorja.

Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli,”-shkruante ish-partneri i Rudinës në Instagram krahas një fotoje me të bijën.

E pyetur nga ndjekësit në rrjete sociale lidhur me këtë deklaratë të ish-bashkëshortit, Rudina është shprehur se kjo është diçka që s’do ta bëjë kurrë. Kjo pasi ajo nuk dëshiron që e bija të takojë prindin e saj.

Madje, Rudina betohet edhe për kokën e të bijës.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kur dikush prek fëmijën tënd..."

I rrahën vajzën e vogël, përlotet Rudina Dembacaj