MENU
klinika

Zbardh diskutimet

A i vuri kushte për koalicionin me Berishën? Meta zbardh detaje nga takimi me Escobar

13.04.2023 - 15:10

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur nga gazetarët nëse i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Grabriel Escobar i vendosi kusht për koalicionin me Sali Berishën.

Meta, gjatë një konference për media, ka zgjedhur të mos e zbulojë nëse është përmendur apo jo Berisha gjatë takimit me zyrtarin e lartë amerikan. Por kreu i PL tha ndër të tjera se kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” janë intelektualë të shkëlqyer.

“Unë besoj se përmes komunikatës zyrtare të nxjerrë nga Partia e Lirisë janë bërë të qarta të gjitha çështjet kryesore që u diskutuan në takim. Marrëdhëniet tona me SHBA janë të vazhdueshme dhe shumë të sinqerta, si në Tiranë ashtu dhe në Uashington.

Është shumë e rëndësishme që SHBA mbeten të përkushtuara në rritjen e nivelit të demokracisë, luftojnë korrupsionin, dhe të mbizotërojë demokracia dhe vullneti i lirë i shqiptarëve. Të gjithë kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë, janë intelekualë të shkëlqyer për realizimin e projekteve në nivel vendor”, tha Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN