Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha në një intervistë për Euronews Albania se fakti që për herë të parë në histori Mali i Zi ka një kryeministër shqiptar është një arritje shumë e madhe.
Ai u shpreh se ndihet krenar për vendimet siç tha historike, që ka mundur të ndërmarrë.
Abazoviç iu përgjigj edhe akuzave si tradhtar pas marrëveshjes me Kishën serbe, ndërsa theksoi se e vetmja gjë që ka tradhtuar është krimi i organizuar dhe korrupsioni.
“Unë jam shumë i kënaqur me arritjet, kam ardhur të sjell arritje historike të cilat askush nuk ka mundur t’i sjellë. Nëse dikush mendon që kam tradhtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar jam shumë krenar që e kam bërë. Jam këtu të flas mbi rezultate. Mali i Zi është sot një vend shumë më i lirë se ç’ka qenë, kemi jetuar në një diktaturë të sofistikuar për 30 vjet, duhet të merremi shembull nga rajoni”, tha Abazoviç.