Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar marrëveshjen për shërbime ajrore që mundëson shkurtimin e rrugëve ajrore e të kohës së fluturimit për 15 minuta. Deri më tani korridoret hyrëse dhe dalëse ekzistuese ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës shfrytëzoheshin vetëm për fluturimet ushtarake të NATO-s, derisa fluturimet komerciale nuk mund të realizoheshin.
Nënshkrimi i marrëveshjes u bë të premten ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, gjatë vizitës së këtij të fundit në Kosovë.
Në një deklaratë të përbashkët për media, dy homologët potencuan nevojën e kësaj ujdie për përmirësimin e atmosferës rajonale të bashkëpunimit.
Kryeministri Kurti tha se marrëveshja do të rregullojë hapësirën ajrore mes dy vendeve, derisa tha se po punojnë edhe për dinamizmin e bashkëpunimit me Malin e Zi për ndërtimin e rrugëve Deçan-Plavë dhe Pejë-Rozhajë