MENU
klinika

Analiza e The Guardian

Aktakuza ndaj Trump, pse është tronditur Amerika?

01.04.2023 - 09:00

Një juri e madhe ka votuar për të paditur ish presidentin amerikan Donald Trump në Nju Jork për një pagesë të parave me qëllim heshtjen e  yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit të 2016.

Kjo është hera e parë në historinë e SHBA-së që një ish-president përballet me një padi penale.

Akuzat mbetën të vulosura, mirëpo hetimi u përqëndrua në pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 për t’i heshtur pretendimet për një marrëdhënie seksuale jashtëmartesor.

Ish-presidenti do të paraqitet në gjykatë për akuzën e tij të martën, kanë raportuar disa media.

Ish-presidenti është përgjigjur me një sulm ndaj prokurorit të qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, duke thënë se aktakuza përbën “persekutim politik”. “Nuk mund të kem një gjyq të drejtë në Nju Jork”, ka shkruar Trump në rrjetin e tij sociale Truth Social.

Demokratët kanë thënë se nëse Trump shkel ligjin, ai duhet të përballet me akuza sikurse çdo amerikan tjetër. Udhëheqësi i shumicës demokratike në Senat, Chuck Schumer shtoi: “Nuk duhet të ketë ndikim të jashtëm politik, frikësim apo ndërhyrje në këtë rast. I inkurajoj kritikët dhe mbështetësit e zotit Trump që ta lënë procesin të vazhdojë në mënyrë paqësore dhe sipas ligjit”. Demokrati i Kalifornisë Adam Schiff ka deklaruar: “Akuza ndaj një ish-presidenti është e paprecedentë. Por po ashtu është edhe sjellja e paligjshme në të cilën Trump është angazhuar”.

Republikanët në të gjithë SHBA-në, përfshirë rivalët e mundshëm të Trump, e kanë kritikuar aktakuzën ndaj ish presidentit. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy u zotua se Dhoma e Përfaqësuesve “do ta mbanjë përgjegjës Alvin Braggun dhe abuzimin e tij të pashembullt të pushtetit”. Mike Pence, një rival potencial i Trump për nominimin presidencial, tha se aktakuza përçon një “mesazh të tmerrshëm” për sistemin e drejtësisë amerikane në botë. Senatori republikan Lindsey Graham, një aleate prej kohësh e Trump, e quajti atë një “ditë tronditëse dhe të rrezikshme për sundimin e ligjit në Amerikë”

Ndërkohë, Stormy Daniels e ka festuar lajmin, duke thënë: “Kam kaq shumë mesazhe që vijnë saqë nuk mund të përgjigjem… gjithashtu nuk dua të derdh shampanjën time”.

Ron DeSantis, guvernatori i Floridës, i cili pritej të kandidonte kundër Trump për nominimin republikan, ka thënë se shteti i tij nuk do të ndihmojë në asnjë kërkesë ekstradimi për ish-presidentin.

Fake Trump arrest photos: How to spot an AI-generated image - BBC News

Raportet sugjerojnë se ekipi i Trump ishte i befasuar nga koha e njoftimit dhe nuk e priste që njoftimi të bëhej të enjten në mbrëmje. Trump ishte në Mar-a-Lago kur u njoftua për padinë ndaj tij.

Trumpit do t’i merrenshenjat e gishtërinjve, do të fotografohet dhe do të përpunohet për arrestim të rëndë. Është e paqartë nëse ai do të prangohet kur të dorëzohet. Burime të shumta pranë ish-presidentit kanë thënë se ai do të dëshironte të vihej në pranga kur të shfaqej në gjykatë.

E gjithë policia e Nju Jorkut është vënë në detyrë për të premten, me NBC duke cituar një memorandum policie ku thuhej se urdhri zbatohej për “të gjithë oficerët, pavarësisht gradës”. Memorandumi në fjalë udhëzon oficerët të jenë të vetëdijshëm për detyrat e “çrregullimit të pazakontë”.

Burimi: The Guardian

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Editoriali i The Washington Post

Amerika e vuan ende 6 janarin…