MENU
klinika

Bashkëshortja e tij publikon foton e ëmbël

Alban Kondi, baba për herë të dytë

04.04.2023 - 10:48

Këngëtari i njohur Alban Kondi do të bëhet baba për herë të dytë.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë bashkëshortja e artistit e cila ka publikuar një foto ku shfaqet me djalin e tyre dhe Albanin.

“Me çunat”– shkruan Eneida, duke treguar se do të bëhen sërish prindër të një djali.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by EneidaZalli (@eneidazalli)

Kujtojmë se Albani është një ndër tre anëtarët e grupit të njohur “Produkt 28” por edhe vëllai i këngëtarit të ndjerë Doktor Florit.

Artisti ka treguar disa kohë më par ë vendimin e vështirë që mori kur i vendosi djalit të tij emrin e Dr Florit.

“Ka qenë një vendim shumë i vështirë. E di pse? Të jem 100% i sinqertë. E para ishte përkrahja e bashkëshortes dhe e nuses sime se ishte totalisht dakord dhe normalisht nëse ajo nuk do të ishte dakord unë nuk do të kisha këmbëngulur. Por që kur unë i thash, ajo më tha: ‘Po më pëlqen shumë’.

Ajo që përbrenda meje ishte vendimi final pse unë vendosa që djalin të mbante këtë emër, ishte sepse më mungonte në shtëpi ai emër që unë thërrisja përditë. Edhe kur je mësuar, edhe kur je rritur me atë ndjesinë domethënë në një farë forme pak egoiste, por më ka dhënë shumë ndjesi.

E thërrasim Floran për të mos bërë atë zëvendësimin 100%. Edhe Flori, Floran e ka pasur emrin, po ne e thërrisnim Flori, Flori, Flori”– rrëfeu ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vrasja e 26-vjeçarit në 'Myslym Shyr'

Burg të arrestuarit që “fundosi” vëllezërit Kusi

Pyetja e Enverit që mobilizoi policinë dhe ushtrinë

Ç’do ngjasë në Jugosllavi pas Titos?!