Kryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj zhvilloi sot një takim me banorët e Laprakës ku prezantoi edhe kandidatin për Tirannë, Roland Bejkon. Alibeaj tha se Partia Demokratike është vënë në agresion të trefishtë nga trinomi Rama-Berisha-Meta.
“Bashkë, në marrëveshje me njëri-tjetrin. Kjo trini e shenjtë, Rama-Berisha-Meta, po e vijon sulmin që e nisën të tre së bashku ndaj Partisë Demokratike një vit e gjysmë më parë. Sulm i mirëkordinuar nga të tre. Haptazi dhe fshehurazi. Me media dhe para. Me kërcënime e me shantazhe.”
Për Alibeajn, çdo votë për Berishën, shkon për pazarin e radhës të Ilir Metës.
“Parti të rithemeluar me Ilir Metën e 2013-ës që ka përçudnuar edhe vet simbolet e demokratëve. Ke shkuar te shtëpia e pazarxhinjve politikë dhe thjesht dhe vetëm ke pranuar pazarin politik. Në aleancën Meta dhe Berisha, ka vetëm vend për gjeste anti-politike, anti-qytetare dhe anti-qesharake”.