MENU
klinika

Shkeli rregullat antidoping

Amir Khan përjashtohet nga të gjitha sportet

04.04.2023 - 16:23

Boksieri britanik, Amir Khan është përjashtuar nga të gjitha sportet për dy vjet pas shkeljeve të rregullave antidoping për praninë dhe përdorimin e një substance të ndaluar.

Një mostër e urinës e realizuar nga antidopingu në Mbretërinë e Bashkua për 36-vjeçarin pas përballjes kundër Kell Brook në shkurt 2022 përmbante një gjetje analitike për ostarinë, një medikament i ndaluar për bodybuilding. Medalisti Olimpik, Khan është ish-kampion botëror në peshën super të lehtë dhe e dinte për dënimin 12 muaj më parë, atëherë kur u ndalua përkohësisht.

Luftëtari pranoi praninë e substancës, por këmbënguli se e kishte gëlltitur atë aksidentalisht. Një deklaratë nga antidopingu në Mbretërinë e Bashkuar tregoi edhe dënimin. “Boksieri profesionist dhe medalisti olimpik Amir Khan është përjashtuar nga të gjitha sportet për dy vjet pas shkeljeve të rregullave anti-doping (ADRVs) për praninë dhe përdorimin e një substance të ndaluar”.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin