MENU
klinika

Flet zyrtari i KiE-së

Anëtarësimi i Kosovës mund të zgjasë 2 vjet

27.04.2023 - 11:42

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës përcolli të hënën kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit, e cila përbëhet nga 46 shtete anëtare. Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, theksoi për agjencinë portugeze të lajmeve “Lusa” se pas vendimit të së hënës duhet të ketë një opinion të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në një proces që mund të marrë deri në dy vjet.

I pyetur për vullnetin e Këshillit të Evropës për të shtuar një anëtar të ri, Berge theksoi se organizata është në parim, e hapur për të gjitha vendet evropiane.

“Sigurisht që sot na mungojnë dy vende, Rusia dhe Bjellorusia, të cilat, për arsye që dihen, nuk janë anëtare”, shtoi ai.

Tani i takon Asamblesë Parlamentare të nxjerrë opinionin e saj në një datë të pacaktuar, me mbledhjen e ardhshme të byrosë së asamblesë të planifikuar për të premten. Ndërkaq, Gilberto Jeronimo, ambasador i Portugalisë në misionin e përhershëm në Këshillin e Evropës, konsideron se zhvillimi i këtij procesi është i natyrshëm, ndonëse e pranon se do të dëshironte që hyrja e Kosovës të ishte element i unitetit më të madh, përballë sfidës së Serbisë ndaj procesit.

“Ne jemi të sigurt se në të ardhmen, në afat të mesëm dhe afatgjatë, sigurisht që do të jetë kështu”, tha ai.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin