MENU
klinika

Agjenda

Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, nesër në Komitetin e Ministrave

23.04.2023 - 17:37

Këshilltarja e Presidentes Vjosa Osmani, Rejhan Vuniqi, ka bërë një postim në Twitter ku ka thënë se aplikimi i Kosovës do të jetë nesër në agjendën e Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendë për takimin e të hënës së Komitetit të Ministrave. Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian,” – është shprehur znj. Vuniqi.

Gërvalla në anën tjetër kishte deklaruar të premten para Komisionit për Punë të Jashtme se votat ishin siguruar.

“Çfarë ka ndodhur ndërkohë është se askush nuk ka dilemë që votat i kemi të siguruara, kjo ka qenë sfida kryesore që partnerët tanë kanë menduar se do të jetë më e madhja, sigurimi i votave të nevojshme për të pranuar kërkesën tonë. Votat janë siguruar dhe unë mendoj që nuk duhet të kalojë edhe shumë kohë, pasi janë shterur të gjitha procedurat për të kaluar kërkesën tonë nga Komiteti Ministror tek Asambleja Parlamentare e KiE-së,” – ka thënë znj. Gërvalla.

Sipas artikullit të tyre, ShBA-ja bashkë me tri anëtare të BE-së kishin kërkuar nga disa shtete anëtare të Këshillit të Evropës që të mos e vendosnin çështjen e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë në agjendë derisa Prishtina “të tregonte konstruktivitet për Asociacionin”.

“Ministritë e Punëve të jashtme të disa shteteve evropiane, që janë anëtare të Këshillit të Evropës, kanë marrë një letër nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të cilën thuhet që Ëashingtoni konsideron se çështja e pranimit të Kosovës në Këshill nuk duhet të vendoset në agjendën e Komitetit të Ministrave,” – kishte mësuar ky medium nga burime diplomatike në Evropë.

Vendosja eventuale në agjendë gjatë ditës së nesërme do të nënkuptonte se pakënaqësia e ShBA-ve me Qeverinë e Kosovës sa i përket Asociacionit ka kaluar… të paktën përkohësisht. Kujtojmë se prej 31 janarit, Kosova kishte bërë marrëveshje me Serbinë më 27 shkurt në Bruksel për Marrëveshjen e Rrugës drejt Normalizimit dhe më 18 mars në Ohër për Aneksin e Zbatimit.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin