21.04.2023 - 12:00
Një 30 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme nga policia e Elbasanit. I riu Daniel Bullari ishte shpallur në kërkim nga policia për shitje lëndësh narkotike dhe mbajtje të municionit luftarak.
Në shtator të vitit 2021, Daniel Bullari në bashkëpunim me një person tjetër mbante lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza gati për shitje dhe gjithashtu edhe municion luftarak.
Gjykata e Elbasanit caktoi ndaj tij masën e sigurisë ‘arrest me burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.