MENU
klinika

Një rrugë dhe dy punë

Atlético Madrid drejt Stambollit

07.04.2023 - 16:59

Atlético Madrid është një nga skuadrat spanjole që është gjithmonë shumë e vëmendshme për të ndihmuar aty ku duhet. Nëpërmjet fondacionit të tij aktiv, ekipi madrilen ka një numër të mirë iniciativash në shumë fronte. Dhe jashtë kësaj, sa herë që ndodh diçka, si ajo që ndodhi së fundmi në Turqi, Atletico është i pranishëm për të kontribuar me aq sa mundet.

Ndërsa Turqia po rimëkëmbet nga tërmetet shkatërruese në juglindje të vendit, një dorë ndihmëse shtrihet nga Spanja. Atlético de Madrid, një nga klubet kryesore në Evropë me historinë e tij të rrënjosur thellë të futbollit, do të përballet me Besiktashin, një nga klubet më të mëdha tradicionale të futbollit turk.

Dhe do ta bëjë këtë për një arsye të dyfishtë. Nga njëra anë, me rastin e 120-vjetorit të klubit të Stambollit, me të cilin Atletico ka mbajtur gjithmonë marrëdhënie shumë të mira. Dhe nga ana tjetër, do të jetë edhe një ndeshje me sfond humanitar. Dy klubet do të luajnë një ndeshje në Parkun Vodafone të Stambollit, të ardhurat e së cilës do të dhurohen tërësisht për të prekurit nga tërmeti.

Ndonëse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga të dyja klubet, kjo ndeshje e veçantë, është planifikuar për t’u zhvilluar më 12 prill, sipas mediave televizive turke dhe spanjole që kanë njoftuar lajmin.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin