14.04.2023 - 13:26
Konrad Laimer-Bajern Mynih quhet kapitull i mbyllur nga raportimet e “Bild”. Mesfushori që aktivizohet me Lajpcigun ka nënshkruar kontratë me Bajernin, e cila e mban të lidhur deri në verën e vitit 2027.
Mbyllja e marrëveshjes është zvarritur në periudha të ndryshme. Në vitin 2021, “demat” i vendosën veton e qëndrimit, në merkaton e fundit klubet u prishën për tarifë shtesë. 25-vjeçari do të mbërrijë në Mynih si futbollist i lirë, pasi kontrata me Lajpcigun i përfundon në verë.
Konradi është futbollisti i parë i ardhur në “Allianz Arena” gjatë periudhës “Tuhel”.