MENU
klinika

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit

Ballafaqimi Gërvalla-Daçiç: Çfarë ndodhi dje në OKB

28.04.2023 - 10:10

Të enjten, ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ajo foli për situatën në Kosovë, por edhe për gjendjen në rajon. Gërvalla, qysh në fillim të fjalimit të saj, e shprehu pakënaqësinë për, siç tha ajo, moslejimin e komunikimit në gjuhën shqipe.

Tutje, në fjalimin e saj, ministrja Gërvalla tha se sjellja agresive e Serbisë dhe aleanca Rusi – Serbi e kërcënojnë paqen në rajon.

“Ndërsa, sa i përket raportit të UNMIK-ut, mund të themi në mënyrë të përgjithësuar se nga 100 pika, gati 90 prej tyre paraqesin gabime të ndryshme, të vogla, të mesme të mëdha, por edhe ka gjëra që mungojnë në raport. Boshllëqet e vëna nga UNMIK-u janë gjëra të njohura. Ne jemi duke punuar me përkushtim për paqe e stabilitet, ndonëse UNMIK-u nuk po u kontribuon paqes e stabilitetit në rajon”- u shpreh ministrja Gërvalla.

Ajo më tej shtoi se në raportin e UNMIK-ut “Procesi i Berlinit” përmendet vetëm si fusnotë. As samiti i mbajtur në Berlin, në nëntor të vitit 2022, as samiti i parë i Ballkanit, i mbajtur në Tiranë, nuk përmenden në raport, edhe pse “Procesi i Berlinit” është procesi më i rëndësishëm që paraqet një përpjekje evropiane për Ballkanin.

E i gjithë debati në mes të Gërvallës e Daçiqit kaloi me akuza mes dy palëve.

I tërë debati kaloi në emra të përveçëm, kur Gërvalla e tha në tri gjuhë – shqip, anglisht dhe serbisht – se Ivica Daçiqi, “si dorë e djathtë e Sllobodan Millosheviqit më 1999-2000”, është përgjegjës për krime lufte në Kosovë. Daçiqi s’e la pa kundërpërgjigje, duke i rikujtuar një deklarim të ministres kosovare se kishte dëshmi kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

“Ku është Thaçi sot”- e pyeti Daçiqi Gërvallën. “Duart tuaja janë të përgjakura. Më 2017 keni thënë se keni dëshmi sa u përket krimeve të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit dhe anëtarëve të partive tuaja politike, vetëm ju rikujtoj se unë kam nënshkruar marrëveshje me z. Thaçi. Ku janë ata tash? Pse s’jam akuzuar unë ose presidenti Vuçiq? Ndërkohë ju keni ndihmuar që të akuzohen Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli për krime, sepse dëshmitë që i keni mbledhur nga familjarë të viktimave, ju kanë dalë në ndihmë viktimave përballë Thaçit dhe Veselit”- shtoi ai.

Gërvalla, tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se nuk ka të bëjë asgjë me këtë. Madje, ajo pretendon se Daçiqi i ka lexuar vetëm titujt.

“Është e vërtetë, presidenti Thaçi për momentin është në Hagë, ku me të të vërtetë shpresoj që do të tregojë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ai vetë dhe të tjerët të akuzuar t’i kenë argumentet e tyre për të treguar se ne jemi të pafajshëm ndaj akuzave. Nuk ia vlen as të jap një koment të vetëm për atë që ju e theksuat për mua si dëshmitare ose si diçka në Hagë. Kjo thjesht nuk është e vërtetë. Ju këshilloj të lexoni më thellë sesa vetëm titujt. Ky do të ishte sukses i madh”- tha Gërvalla.

Çka u tha tjetër të enjten në Këshillin e Sigurimit?

Në fjalën e saj, ministrja Gërvalla i përmendi marrëveshjet që janë arritur në Berlin, ku janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh, si, bie fjala, për diplomatë, për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të cilat i kanë miratuar Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria dhe afër nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve është edhe Mali i Zi, ndërkohë, siç u shpreh ministrja Gërvalla, shtetet që janë nën ndikimin e Vuçiqit e Daçiqit janë duke e bllokuar procesin, ndonëse Vuçiqi e ka nënshkruar marrëveshjen, por propaganda vazhdon./Nacionale

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

Gërvalla takohet me ambasadoren e SHBA-së


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin