MENU
klinika

Projekt i ri për ndihmën ekonomike

Banka Botërore do angazhojë 40 milionë USD

06.04.2023 - 13:17

Qeveria shqiptare do të marrë të paktën 40 milionë dollarë pranë Bankës Botërore për një projekt të emëruar zhvillimi i mundësive, qëndrueshmërisë dhe mbështetjes ekonomike. Në një seri dokumentesh të bëra publike të tilla si Plani i Angazhimit të Palëve të Interesuara, plani i angazhimit mjedisor dhe social apo Përmbledhja e vlerësimit social dhe mjedisor jepen edhe disa nga detajet e këtij projekti i cili pritet të kalojë në Bord në shtator të këtij viti.

Sipas dokumenteve përfitues e projektit përfshijnë : i)Familjet e varfra që janë aktualisht përfituese të ndihmës ekonomike që do të marrin mbështetje shtesë përmes rritjes së përshtatshmërisë dhe reformës së përfitimit për fëmijë; ii) familje të reja që do të kenë të drejtë ti bashkohen Ndihmës Ekonomike për shkak të rifreskimit të kritereve të përfitueshmërisë dhe metodës së targetimit;iii) përfituesit e ndihmës ekonomike të aftë për punë që do të marrin mbështetje të mëtejshme nëpërmjet zgjerimit të Programeve të Nxitjes së Punësimit (3300 përfitues).

Projekti ka tre komponentë ku komponenti 1 fokusohet në rritjen e punësimit të përfituesit të ndihmës sociale dhe mbështetjen e kalimit të tyre në tregun e punës duke propozuar një zgjerim të shërbimeve të punësimit të ofruara për përfituesit e NE, në formën e një pakete të integruar paketën, së bashku me përmirësimet e cilësisë dhe një vlerësim të kosto-përfitim të saj.

Ky komponent ka një vlerë 15 milionë dollarë të ndarë në tre nënkompoentë të tjerë të veçantë. Komponenti 2 synon të përmirësojë performancën e sistemit të ndihmës sociale duke siguruar ruajtjen e arritjeve ose përmirësimin e reformave të mëparshme në zonat e vlerësimit të ndihmës ekonomike dhe të aftësisë së kufizuar duke rishikuar rregullat e daljes nga skema për përfituesit e ndihmës ekonomike, duke rritur performancën e bashkëpërfitimeve të ndihmës ekonomike për të rritur kapitalin njerëzor në gjeneratat e ardhshme dhe forcimi i kapaciteteve të asistencës sociale për tu zgjeruar gjatë kohës së goditjeve.

Komponenti 2 ka një fond prej 24 milionë USD dhe ka një total prej tre nënkomponentësh. Komponenti 3 korrespondon me mbështetjen për zbatimin e projektit me një vlerë 1 milionë USD.

Banka Botërore ka qenë edhe më herët e angazhuar me një projekt të veçantë që lidhet direkt me ndihmën ekonomike teksa pak ditë më parë u deklarua angazhimi i ri i Bankës karshi Shqipërisë në katër vitet e ardhshme do të jetë në një plan 900 milionë dollarë./Monitor

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Soreca tregon ç'do ndodhë pas Janarit

15 mln euro nga BE ishin vetëm hapi i parë

Banka Botërore: Është 15%

“Tarifa” e korrupsionit me rrugët