Lacio pret Juven në ndeshjen e fundit të javës së 29-të të Serisë A.
– Lacio ka grumbulluar vetëm 2 pikë në gjashtë ndeshjet e fundit të luajtura kundër Juventusit në Serinë A (2 barazime, 4 humbje) dhe në këtë periudhë, në 5 ndeshje, ka pësuar të paktën 2 gola. Suksesi i fundit në kampionat i të kaltërve ndaj bardhezinjve është 3-1 i 7 dhjetorit 2019, kur në stolin e Juves ulej pikërisht Mauricio Sarri.
– Juventusi ka fituar dy ndeshjet sezonale kundër Lacios, 3-0 në kampionat dhe 1-0 në Kupën e Italisë. “Zonja e vjetër” nuk e mund Lacion në 3 sfida radhazi që prej sezonit 2016-2017, gjithmonë nën drejtimin e Masimiliano Alegrit (edhe në atë rast, pa pësuar asnjë gol në të tria sfidat).
– Lacio ka fituar vetëm një nga 17 sfidat e fundit në shtëpi, në Serinë A, kundër Juventusit (3-1 i 7 dhjetorit 2019). Bilanci plotësohet nga 4 barazime dhe 12 suksese bardhezi. Në nëntë nga 13 sfidat e fundit në “Olimpiko”, lacialët nuk kanë mundur të shënojnë qoftë edhe golin e nderit.
– Lacio vjen nga gjashtë ndeshje radhazi pa pësuar gol në kampionat dhe nëse e ruan portën e paprekur edhe ndaj Juves, do të plotësojë rekordin e tij personal në Serinë A, të arritur në periudhën shkurt-mars 1998, nën drejtimin e Sven-Goran Erikson.
– Juventusi është skuadra që ka koleksionuar më shumë pikë, në Serinë A, që nga muaji shkurt e në vazhdim (21, fryt i 7 fitoreve dhe një humbjeje në 8 ndeshje kampionat). Në këtë periudhe, Lacio ka mundur të grumbullojë 17, ndërsa Napoli 21, po aq sa Juvja, pas fitores së djeshme në Leçe.
– Vetëm Barcelona ka koleksionuar më shumë ndeshje pa gol (clean sheets) sesa Lacio dhe Juventusi (të dyja në kuotën 17), në këtë sezon, në pesë ligat kryesore të Europës.