MENU
klinika

Pamjet nga stadiumi

“Bashkë Fitojmë” hap zyrtarisht fushatën, ja pjesëmarrja në “Air Albania”

15.04.2023 - 13:32

Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë hapur zyrtarisht punimet për fushatën zgjedhore të 14 Majit, në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Koalicioni i tyre i quajtur “Bashkë Fitojmë” do të prezantojë kandidatët për 61 bashkitë e vendit.

Partia Socialiste e ka hapur pak ditë më parë në Tiranë, me një organizim modest dhe me në qendër mbjelljen e pemëve, strategjia e re e të majtëve në këto zgjedhje. Ndërkohë, PD-ja zyrtare e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka caktuar 18 prillin për hapjen e fushatës.

Siç shihet nga pamjet, pjesëmarrja në shkallët e stadiumit është e konsiderueshme. “Air Albania” është zgjedhur pikërisht për simbolin që mbart, sepse edhe Kuvendi i parë i Sali Berishës me demokratët drejt rithemelimit është zhvilluar në këtë stadium.

Të gjithë kandidatët janë duke u prezantuar një nga një dhe po afrohen pranë podiumit në qendër të fushës së blertë të stadiumit. Sali Berisha ka vendosur që në këto zgjedhje të kandidojë disa nga deputetët e PD, si Belind Këlliçi për Tiranën dhe Luçiano Boçi për Elbasanin.

Ndërkohë, PD-ja zyrtare e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka vendosur dhe ajo të nxjerrë disa kandidatë për zgjedhjet e 14 Majit, veç atyre të prezantuar nga Sali Berisha. Megjithatë, ata nuk ishin më shumë se 20-të dhe deri tani 8 prej tyre janë tërhequr.