Elita e basketbollit amerikan, NBA s’do t’i dënojë lojtarët që përdorin marijuanë pasi të kenë arritur një marrëveshje të re pune me sindikatat e lojtarëve, pas lëvizjeve të ngjashme në MLB dhe NHL.
NBA arriti një marrëveshje paraprake javën e kaluar me Shoqatën Kombëtare të Basketbollistëve për sezonin 2023-2024, e cila përfshin një kusht që liga nuk do të testojë më lojtarët për përdorim të marijuanës, raporton The Athletic, duke cituar burime me njohuri për marrëveshjen.
Liga dhe shoqata e lojtarëve duhet të ratifikojnë marrëveshjen, por ajo është vendosur të përfshijë një klauzolë që heq marijuanën nga programi i testimit të drogës së ligës dhe lojtarët nuk do të penalizohen më për përdorim.
Superylli i Phoenix Suns, Kevin Durant tha në një intervistë vitin e kaluar se ai filloi të pinte marijuanë kur ishte 22 vjeç. “Për mua, ajo largon shpërqendrimin nga truri, është si të pish një gotë verë”.