MENU
klinika

Shqipëria, 14 vjet në NATO

Begaj: Krenarë që kontribuojmë për paqen dhe sigurinë

01.04.2023 - 09:40

Në vitin 2009, Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe tashmë bën plot 14 vite që është pjesë e NATO-s.

Pikërisht për 14-vjetorin e anëtarësimit të NATO ka ardhur këtë mëngjes një reagim nga presidenti Bajram Begaj.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Begaj thotë se ndihet krenar që jemi kontribues për paqen dhe sigurinë.

“14 vjet Shqipëria në NATO! Krenarë që jemi pjesë e aleancës më të fuqishme dhe më të suksesshme në botë! Krenarë që jemi kontribues për paqen dhe sigurinë!”, shkruan Kreu i Shtetit.