18.04.2023 - 16:21
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat organizoi ekspozitën “Zbukurimorja në brendësi të objekteve monument kulture në Berat”.
Kjo ekspozitë u çel në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike, e cila vjen si dita e ndërgjegjësimit, vëmendjes dhe promovimit të trashëgimisë sonë kulturore.
Në ekspozitë u prezantuan 20 panele me hollësi të zbukurimores që gjenden në banesa dhe monumente kulti.
Ato përmbajnë punime të gdhendjes ne dru, stuko reliev(allci), pikture murale dhe dysheme të ndërtuara me materiale guri, tulle, zaje lumi.
Në aktivitet morën pjesë kryetari i bashkisë Berat Ervin Demo, deputetë të qarkut dhe drejtues të institucioneve.